Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha për Qosjen: Letrat shqipe humbën kollosin e tyre

Sali Berisha për Qosjen: Letrat shqipe humbën kollosin e tyre

Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut të shquar, Rexhep Qosja. Berisha e ka përshkruar Qosjen si një figurë të rëndësishme të letrave shqipe dhe jetës intelektuale shqiptare.

"Akademiku Rexhep Qosja mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja.
Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha.
Pavarësisht nga kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme që kam patur me Prof. Rexhep Qosen kam ruajtur dhe do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time ndaj tij veçanërisht për kohën kur ai ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb dhe më vonë për mbështetjen e palëkundur që i dha UÇK por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes miqëve të afërmëve dhe autoriteteve të Kosovës. I qoft dheu i lehtë i tokës amë.", shkruan Berisha në Facebook./K/C/dritare.net