Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja moti për sot!

Ja moti për sot!

Vendi ynë këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal do të ketë përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s./L.F-dritare.net