Lufta! Witkoff dhe Kushner në Islamabad për negociata, Irani: S'kemi planifikuar takim!
Dritare.net

Ekipi negociator i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë shkuar në Islamabad për tu ulur në tryezën e negociatave përballë Iranit. Delegacioni i Iranit do të kryesohet nga ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ndërsa një mundësi për nisjen e një raudi të dytë bisedimesh, është të hënën.

Megjithatë, mesazhet nga palët mbeten kontradiktore. Zëdhënësi i diplomacisë iraniane, Esmail Baqaei, ka mohuar çdo takim të drejtpërdrejtë me SHBA-në, duke theksuar se Araghchi do të takohet vetëm me zyrtarë pakistanezë dhe se “nuk është planifikuar asnjë takim mes Iranit dhe SHBA-së”.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se negociatat janë në zhvillim dhe se Irani ka bërë një ofertë, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e saj.
Ndërkohë, Pakistan po luan rolin e ndërmjetësit në këtë proces delikat diplomatik. Në kryeqytet janë vendosur masa të rrepta sigurie: rrugë të bllokuara, transport publik i pezulluar dhe prani e shtuar e forcave të rendit.
Si kanë rrjedhur zhvillimet:
11 prill: Zyrtarë amerikanë dhe iranianë zhvillojnë bisedime maratonë mbi 21 orë në Islamabad, pa marrëveshje, por me sinjale përparimi.
19 prill: Trump njofton rikthimin e negociatorëve, por Irani mbetet i pavendosur për pjesëmarrje.
21 prill: SHBA zgjat armëpushimin për të lënë hapësirë negociatave.
24 prill: Konfirmohet udhëtimi i Witkoff dhe Kushner drejt Pakistanit.
Edhe pse prania e delegacioneve në Islamabad ka rritur pritshmëritë për dialog, mungesa e një takimi të drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Iranit hedh hije dyshimi mbi mundësinë e një marrëveshjeje të afërt./BBC