Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis Kuvendi, sot seanca e fundit e legjislaturës së 10-të!

Nis Kuvendi, sot seanca e fundit e legjislaturës së 10-të!

Sot parlamenti po zhvillon seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin deri në shtator, kur do të konstituohet legjislatura e te, por nga java e ardhshme nuk do të kenë më ‘fuqi’ për të miratuar ligje.

Seanca nis në orën 10:00 dhe në rend dite është janë një sërë projektligjesh, mes tyre Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja, e cila mori “Ok” pak ditë më parë në Komisionin për Dezinformimin, si dhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Po ashtu, në rend dite është edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

Krahas rendit të ditës, diskutime pritet të ketë edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si farsë elektorale.

Projektligjet e tjera që janë parashikuar janë ai për investimet e huaja, për rezervat materiale të shtetit, për markat tregtare, për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, si dhe ai për pushtetet dhe autoritetet e komandimit të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, në axhendë janë përfshirë dy marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me kërkimin-shpëtimin ajror dhe lehtësimin e tregtisë elektronike.

AXHENDA:

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

4. Akti normativ nr. 6 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025"", i ndryshuar.

5. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023".

6. Projektligji "Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike"".

7. Projektligji "Për rezervat materiale të shtetit".

8. Projektligji "Për markat tregtare”.

9. Projektligji "Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar.

11. Projektligji "Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

12. Projektligji "Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit".

13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, i ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës./E.P-dritare,net