Përjashtimi i Kristit nga BBV, zbulohet arsyeja
Dritare.net

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania. Ish-banori kaloi sërish murin rrethues të shtëpisë.
Rreth një javë më parë, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e Big Brother për Kristin, i cili tentoi të largohej vetë përmes murit. Gjatë prime u hap një televotim, ku publiku vendosi ta rikthejë sërish Kristin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ishte tentativa e dytë e arratisjes së Kristit.
Pas përjashtimit nga BBV, Kristi zbuloi arsyen pse e kaloi murin rrethues të shtëpisë në spektaklin e kësaj të shtune.
Ai u pyet nga opinionisti Arbër Hajdari se përse zgjodhi të dilte nga muri rrethues dhe jo nga dera. Kësaj pyetje, Kristi Lamaj u përgjigj duke thënë se ishte momenti.
“Ishte momenti i tillë. Jam falënderues, i bekuar që e kam përjetuar këtë eksperiencë magjike. Të gjithë që janë brenda do dalin të fituar. Unë kam fituar, kam fituar publikun, gjënë më me vlerë, jam aq i ngopur, i lumtur i kënaqur. Jam i përulur për këtë mundësi. Nuk e humbur Kristi shtëpinë dhe as shtëpia Kristin.”, u shpreh Kristi.
Pyetjes nga Arbër Hajdari se kush fiton BBV, Kristi tha se do të donte që fitues të ishte Stenaldo. “Do doja ta fitonte Stenaldo”, tha ish-banori.