Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama publikon shembullin e një investimi turistik në Katar, e lidh me projektin e Zvërnecit

Rama publikon shembullin e një investimi turistik në Katar, e lidh me

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një ishull turistik në Katar, duke e sjellë si shembull në debatin mbi projektin e investimit në Zvërnec.

Rama publikon shembullin e një investimi turistik në Katar, e lidh me

Sipas Ramës, ishulli është një nga destinacionet më të vizituara turistike në Lindjen e Mesme dhe administrohet nga marka ndërkombëtare Anantara. Ai theksoi se projekti është zhvilluar nga vëllezërit Alkhayatt, bashkëpronarë të konglomeratit Power International Holding, të cilët janë gjithashtu blerës të tokës private dhe bashkëinvestitorë në projektin e parashikuar në Zvërnec.

"Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara.
E dini kush e ka zhvilluar?

Rama publikon shembullin e një investimi turistik në Katar, e lidh me

Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Power Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!

Rama publikon shembullin e një investimi turistik në Katar, e lidh me

Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Power Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike

Rama publikon shembullin e një investimi turistik në Katar, e lidh me

* Power International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës.", shkruan Rama krahas fotove./dritare.net