
GJKKO rrëzon kërkesën për të liruar Metën nga burgu!
E Premte 19 Shtator 2025, 16:04
Dritare.net
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvilloi sot seancën për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupa gjykuese vendosi ta rrëzojë atë, duke lënë në fuqi masën aktuale që e mban në qeli kreun e Partisë së Lirisë.
Ndërkohë, siç ishte bërë e ditur më herët, gjyqtarja Irena Gjoka, e cila po shqyrton dosjen ndaj Metës, kërkoi të tërhiqej nga çështja, por kërkesa e saj u refuzua. Procesi vijoi normalisht deri në shpalljen e vendimit./K.C/dritare.net

















