Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rreziku i shpellave në Shqipëri!

Rreziku i shpellave në Shqipëri!

Dy shkencëtare, profesorë të biologjisë dhe gjenomikës, prej vitesh kërkojnë nëshpellat shqiptare. Përgjatë eksperiencës së fundit Serban Sarbu dhe Jean-François, zbuluan se shpellat në Shqipëri, janë me squfur. Ata treguan rëndësinë e këtij zbulimi, por gjithashtu theksuan edhe rrezikun që mbartin këto shpella.

Rreziku i shpellave në Shqipëri!

“Shpellat me squfur janë të rrezikshme. Kanë aromë të fortë si vezë e prishur. Por në të vërtet kjo aromë është gaz toksik. Në shpella të tjera më është dashur të vendos maskë me oksigjen.

Rreziku i shpellave në Shqipëri!

Na nevojitet për të marrë frymë, ndryshe mund të vdesim. Por në Shqipëri nuk kam pasur nevojë, jam treguar i kujdesshëm.

Rreziku i shpellave në Shqipëri!

Për sa kohë e nuhas aromën jam në rregull. Në momentin që nuk e nuhas më, do të thotë që qelizat nervore në hundë janë vrarë nga gazi.

Rreziku i shpellave në Shqipëri!

Në këtë moment duhet të dalësh nga shpella sepse rrezikon të vdesësh. Kështu që është një situatë paksa e frikshme”, thotë biologu François në DritareTV./L.F/dritare.net