Shlyhet 30% e mbetur e kompensimit për pronarët, përfitojnë mbi 13 mijë familje
Dritare.net

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka komunikuar lajmin për mbi 13 mijë familje në mbarë vendin, të cilat përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Sipas tij, shteti shqiptar ka shlyer pjesën e mbetur prej 30% të kompensimit ndaj tyre, duke përmbyllur detyrimin financiar si pronarë.
Ministri theksoi se ky hap përbën një angazhim konkret të institucioneve për të mbyllur një proces të gjatë dhe të ndërlikuar, duke garantuar respektimin e së drejtës së pronës. Ai nënvizoi se qeveria është e vendosur të vijojë angazhimin e saj të palëkundur për përfundimin e plotë të procesit të kompensimit për të gjithë pronarët.
“Kjo është një detyrë që shteti ka ndaj qytetarëve të tij dhe një standard themelor për një shtet të së drejtës,” u shpreh Lamallari, duke shtuar se respektimi i pronës private, ligjit dhe lirive themelore është pjesë thelbësore e rrugëtimit të Shqipërisë drejt standardeve evropiane.
Linku ku mund të kontrollohen emrat e përfituesve:
/L.F-dritare.net