
Shpërthim pranë banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu
E Premte 19 Shtator 2025, 07:07
Dritare.net
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer rreth orës 01:00 të mëngjesit në murin rrethues të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në rrugën “Arjan Sala” në Tiranë. Nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa lëndime në njerëz.
Policia ka bërë me dije se grupi hetimor po punon për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit. Deri tani nuk ka informacion mbi motivet apo ndonjë konflikt të mundshëm që lidhet me këtë akt./L.F-dritare.net

















