Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëri-Itali, në Romë, për herë të parë mbledhje e përbashkët e dy qeverive

Shqipëri-Itali, në Romë, për herë të parë

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë në mesin e muajit të ardhshëm një mbledhje të përbashkët në Romë, duke shënuar në këtë mënyrë nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.

Pikërisht kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni. Ky dokument do të përbëjë bazën mbi të cilën, po atë ditë pritet të firmosen dhe një numër i lartë marrëveshjes që përfshijnë bashkëpunime në sektorë të ndryshëm.

Italia ka zhvilluar mbledhje të përbashkëta me disa nga qeveritë e vendeve të Bashkimit Europian, por kjo është e para që ajo e realizon me një vend jashtë Unionit./L.F-dritare.net