Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria thyen rekordin e vizitorëve të huaj: Mbi 11.1 milionë turistë në 10 muajt e parë të vitit 2025

Shqipëria thyen rekordin e vizitorëve të huaj: Mbi 11.1

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja, ka bërë publike shifrat zyrtare të vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri gjatë periudhës Janar–Tetor 2025, duke konfirmuar një tjetër vit rekord për turizmin shqiptar.

Sipas të dhënave të bëra publike, vendi ka mirëpritur 11,137,328 vizitorë të huaj, një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Vetëm gjatë muajit tetor janë regjistruar 908,642 vizitorë, një tregues i qartë i transformimit të Shqipërisë në një destinacion që tërheq turistë gjatë gjithë vitit.

Ministri Gonxhja theksoi se ky ritëm i qëndrueshëm rritjeje është dëshmi e faktit se Shqipëria po largohet nga modeli tradicional sezonal, duke u pozicionuar si një destinacion i qëndrueshëm dhe atraktiv në çdo stinë.

Rritja e turizmit pritet të reflektohet pozitivisht edhe në ekonomi, ndërsa sektori vijon të përforcojë rolin e tij si një nga motorët kryesorë të zhvillimit të vendit./L.F-dritare.net