Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Si më ftoi Vladimir Putin në Moskë! Flet Spartak Poçi!

Si më ftoi Vladimir Putin në Moskë! Flet Spartak Poçi!

I ftuar në emisionin Dekalog, nga Roland Qafoku, në DritareTV, ish-ministri i Brendshëm Spartak Poçi ka rrëfyer një episod të veçantë nga karriera e tij politike, që lidhet me Vladimir Putin.

Poçi tregoi se gjatë kohës kur ishte ministër, kishte marrë një ftesë zyrtare dhe madje edhe një shishe vodka dhuratë nga Vladimir Putin, i cili në atë periudhë mbante postin e Ministrit të Brendshëm të Rusisë. Megjithatë, sipas tij, për shkak të këshillave dhe orientimeve të partnerëve perëndimorë, vendosi të mos e pranonte ftesën dhe të mos udhëtonte drejt Moskës.

Ironia e fatit, siç rrëfeu Poçi, është se vite më vonë, kur tentoi të vizitonte Moskën si qytetar i thjeshtë, për arsye turistike, autoritetet ruse ia refuzuan vizën, pavarësisht ftesës së dikurshme nga vetë Putin.