'Veliaj në burg pa prova'! Rama-PD: SPAK është bërë stacioni i fundit i shpresës për ju!
E Enjte 22 Janar 2026, 13:01
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me ironi opozitës në Kuvend, ku tha se SPAK është bërë stacioni i fundit i shpresës për pushtet nga ana e saj.
Rama tha se kryebashkiuaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në burg, pa prova.
"SPAK është bërë si sportel. Ka qenë një sportel pas Kryeministrisë kur bënim stërvitje dhe aty liheshin; letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair ekeni çuar në SPAK. Nuk doli gjë. Tani çoni prapë Tony Blari se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin për të cilin janë shkruar tre volume. SPAK është stacioni i fundit i rrugës së fundit të shpresës së tuaj për pushtet.", theksoi kryeministri Edi Rama.