
Video/ Momenti kur arrestohet autori i atentatit në Shkodër
Dritare.net
Autoritetet policore kanë arrestuar Ragip Gila, 29-vjeç, të dyshuar për atentatin që ndodhi pranë bashkisë së Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Pamjet e siguruara nga Dritare TV tregojnë momentin kur policia, së bashku me forcat “Shqiponja”, e neutralizuan dhe e arrestuan Gilan pranë lumit Kir, pas një ndjekjeje të shpejtë. Autori kishte qëlluar me breshëri plumbash duke përdorur një motor të zi, ndërsa tentoi të largohej me një BMW. Gjatë largimit, ai u aksidentua, braktisi mjetin dhe tentoi të largohej në këmbë, por ra në pranga.
Autoritetet sekuestruan armën e krimit dhe po kryhen hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Gila kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu; në dhjetor të vitit 2023, ai ishte arrestuar për posedim të armëve dhe municionit, përfshirë 1 armë gjahu, 7 jelekë antiplumb, municion luftarak, paruke dhe maska.
View this post on Instagram

















