Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Shemben me tritoli tri vila në pronësi të ish-deputetit

Video/ Shemben me tritoli tri vila në pronësi të ish-deputetit

Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria nuk do të lejojë ndërtime të paligjshme të cilat shërbejnë për përfitim privat dhe dëmtojnë komunitetin.

Në Facebook, Rama shkruan: “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje”

Kryeministri shoqëroi mesazhin me materiale nga aksionet kundër ndërtimeve pa leje, duke theksuar se procesi i lirimit të hapësirave publike dhe prishja e objekteve të paligjshme do të vazhdojë si një politikë e qëndrueshme e qeverisë./dritare.net