
Rama nxjerr videon nga Kepi i Rodonit: S'ka më "tokë të xanun"
E Martë 9 Shtator 2025, 08:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e fundit në Kepin e Rodonit, ku janë shembur ndërtimet pa leje dhe është rikthyer hapësira e zaptuar.
“Me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e ‘tokës së xanun’ dhe ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë,” – shkruan Rama./L.F-dritare.net

















