PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka rikonfirmohet Sekretar i Përgjithshëm
Dritare.net

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të së enjtes procesin e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve, drejtuesve të sekretariateve dhe anëtarëve të Komisionit të Apelimit.
Flamur Noka është rikonfirmuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, pasi mori 184 vota, ndërsa kandidati tjetër, Saimir Korreshi, siguroi 84 vota.
Në postin e Sekretarit Organizativ u zgjodh Klevis Balliu.
Përbërja e sekretariateve është si më poshtë:
Sekretar për Burimet Njerëzore – Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore – Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun – Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile – Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian – Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën – Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin – Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin – Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit – Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut – Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë – Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal – Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar – Erges Eskiu
Në garën për nënkryetarë u zgjodhën Belind Këlliçi me 177 vota, Nikola Kedhi me 174 vota dhe Erisa Bajaziti me 193 vota.
Anëtarë të Komisionit të Apelimit u zgjodhën Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi./L.F-dritare.net