Na ndiqni edhe në

Politikë

Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Rama: Të procedohet sa më shpejt aplikimi!

Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Rama: Të procedohet sa më

Kryeministri Edi Rama në takimin me liderët në Shkup, ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për ngritjen sa më parë të bazës detare të NATO-s, në Porto Romano.

Rama tha se me hapjen e kësaj baze detare, forcohet edhe pozicioni strategjik i vendit ku theksoi se Shqipëria ka përmbushur me buxhetin 2024, objektivat e financimit.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.

Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Evropës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është shtruar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e eficencës së forcave tona të armatosura'', tha Rama./M.K-dritare.net