Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ Votat e diasporës ndryshojnë bilancin, Vetëvendosja merr mandatin e 53-të!

1780814490_zgjedhjetparlamentarenkosov.jfif

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të shtojë një ulëse duke e çuar në 53 numrin e tyre në Kuvendin e Kosovës nga procesi i numërimit të votave të diasporës, ndërsa LDK humb një duke shkuar në 18.

Partia Demokratike ka ruajtur 22 ulëset, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7.

Ulëset në Kuvend ndahen me formulën D’Hondt. Pas zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duhet të konstituohet Kuvendi si dhe të zgjidhen edhe presidenti e edhe Qeveria.

Për shumicën në Kuvend dhe për formimin e Qeverisë duhen 61 vota, e për presidentin kuorum prej 80 deputetësh në dy raundet e para.