15 mite rreth humbjes së peshës, që s'duhet t'i besoni!
Dritare.net
Pesha e tepërt dhe përpjekja për t’u dobësuar, është një nga problemet më aktuale sot. Jo vetëm gratë duan të humbin peshë, por edhe burrat. Ju mund të keni provuar dieta, ushtrime dhe mënyra të ndryshme për të humbur peshë, por dritare.net ju tregon disa gjëra që janë vetëm mite, asgjë më shumë.
1. Zgjidhni një dietë me pak karbohidrate, nëse doni të humbni peshë.
Sigurisht që do humbisni peshë shumë shpejt, por nëse ndiqni dietë me pak karbohidrate, do shëndosheni po aq shpejt sa do dobësoheni.
2. Mos hani yndyrë!
Ushqimet pa yndyrë nuk do të thotë që janë me pak kalori. Mos e harroni këtë.
3. Disa ushqime djegin yndyrën
Nuk ka asnjë ushqim që djeg yndyrën dhe që bën të humbësh peshë.
4. Nëse hani pas orës 20:00, do të fitoni peshë
Kjo nuk është e vërtetë, varet se çfarë hani pas orës 20:00. Nëse hani ushqime të pasura me yndyrë dhe karbohidrate, është normale, por nëse hani ushqime të lehta nuk do shëndosheni.
5. Pini ujë për t’u dobësuar
Uji është vërtet i dobishëm për trupin, por mos prisni të bëjë mrekulli me peshën tuaj.
6. Pini çaj jeshil
Sigurisht që çaji jeshil është i pasur me antioksidantë dhe është i dobishëm. Por mos pini shumë, se do ju hapë probleme me gjumin.
7. Stërvitja ndihmon të humbësh peshë
Është e vërtetë. Por ju nuk duhet vetëm të stërviteni, por edhe të hani shëndetshëm.
8. Produktet natyrale për humbje peshe, nuk kanë efekte anësore
Siç e thamë dhe më sipër, ju duhet të tregoni kujdes çfarë hani, mos rendni pas produkteve të dobësimit.
9. Pini pije dietike, për të humbur peshë
Është e ulët në kalori, por e pasur me ëmbëlsues artificialë. Kujdes se mund t’ju sëmurin.
10. Ndërprisni kaloritë maksimale
Nëse ju e bëni këtë gjë, trupi juaj do krijojë dhjamë shumë shpejt.
11. Nëse keni fituar peshë, do e humbisni
Fitimi i peshës është gjithmonë më i lehtë sesa humbja. Kurrë mos e harroni.
12. Heqja e një ushqimi nga dieta, sjell përfitime të mëdha
S’është vetëm heqja e ushqimit, por ajo që ju duhet të bëni është të hani ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.
13. Të hash shpesh dhe pak, ndihmon në humbje peshe
Kjo nuk është e vërtetë, duhet të gjesh sasinë e ushqimit të shëndetshëm dhe që nuk ju shëndosh.
14. Shmangia e vakteve, për të hequr qafe kilet e tepërta.
Ky veprim mund t’ju çojë në mbingrënie.
15. Të bëhesh vegjetarian, do të thotë të humbsh peshë.
Nëse vendoni të bëheni vegjetarianë, kujdesuni që të planifikoni një ditë të shëndetshme, sepse mund të përfundoni keq./K.C/dritare.net