Na ndiqni edhe në

Sport

Nis ndeshja Shqipëri–Izrael në “Air Albania”

Nis ndeshja Shqipëri–Izrael në “Air Albania”
Kombëtarja shqiptare ka nisur mbrëmjen e sotme ndeshjen miqësore ndaj Izraelit, e cila po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim në orën 20:00.

Sfida shënon edhe debutimin e trajnerit italian Rolando Maran në krye të përfaqësueses kuqezi, duke hapur një kapitull të ri pas largimit të Sylvinhos, i cili drejtoi ekipin për tre vite e gjysmë.

Maran ka bërë disa ndryshime në formacionin titullar, ku Anis Mehmeti është aktivizuar nga minuta e parë, ndërsa Ylber Ramadani rikthehet si titullar në mesfushë. Ndërkohë, Juljan Shehu e nis ndeshjen nga stoli.

Kuqezinjtë duhet të përballen edhe me mungesën e Myrto Uzunit, i cili nuk është i gatshëm për këtë takim për shkak të problemeve shëndetësore./K.C/dritare.net