Shqipëria e pafat në “Air Albania”! Anglia mposht Kombëtaren kuqezi 2-0!
Dritare.net

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në shtëpi përballë Anglisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-2.
Shqipëria bëri një lojë mjaft të mirë, me disa raste me Arbër Hoxhën. Megjithatë, anglezët gjetën dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e dytë, me Harry Kane, i cili shënoi në minutën e 74-t dhe 82-të.
Kështu, “3 Luanët” mbyllin kualifikueset me pikë të plota, pra 24 në krye të grupit K. Në krahun tjetër, Kombëtarja jonë me 14 pikë mban vendin e dytë, duke qenë pjesëmarrëse në “play-off” të Botërorit.
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Marco Guida
Formacionet zyrtare:
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Asllani, Bajrami, Laçi, Ramadani, Hoxha, Uzuni. Trajner: Sylvinho
Angli: D.Henderson, Wuansah, Rice, Stones, Kane, Bellingham, Burn, Wharton, O’Reilly, Eze, Bowen. Trajner: Thomas Tuchel./dritare.net