Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tërmet Peçi reagon për herë të parë pas akuzave për abuzim seksual

Tërmet Peçi reagon për herë të parë pas akuzave

Në një intervistë ekskluzive për Dekalog me Roland Qafoku në DritareTV, Tërmet Peçi ka folur për herë të parë pas shpërthimit të lajmit për akuzat për abuzim seksual që dolën pak orë para zgjedhjeve të 11 majit.

Ai e ka konsideruar lajmin si “të shpifur” dhe ka treguar se publikimi i tij në atë moment ishte i qëllimshëm:

“Pak ora para kutisë së votimit nxorën një lajm shumë të shpifur. Kjo më ka ngacmuar. Mund ta kishin nxjerrë më parë, por pritën atëherë. Por ky lajm nuk ndikoi fare, sepse atje ku unë jetoj më njohin shumë mirë.”

Peçi ka kujtuar gjithashtu ngjarje të ngjashme që kanë ndodhur rreth 10 vjet më parë, kur portalet kishin publikuar lajme për fëmijët e tij asokohe adoleshentë:

“Para disa vitesh portalet po ngacmonin fëmijët e mi, që ishin adoleshentë. I gjeta numrin drejtuesit të portalit, e mora në telefon edhe më tha: ‘E di si është puna o kryetar, lajmi yt shitet.’ Pse ore me mua do bësh lekë ti? Këtu shteti vetë duhet të vërë dorë. Nëse ke diçka nxirre dhe unë përgjigjem. Por jo të më baltosësh vetëm për klikime.”
Ai ka theksuar se përdorimi i lajmeve të tilla për përfitime politike nuk është rruga e duhur:

“Kjo nuk është rruga e duhur, të baltosësh dhe të bësh politikë. Nëse do të bësh politikë, përballu me njerëzit.”/K.C/dritare.net