Mark Rutte: Aleatët e NATO-s mbështesin fort qëndrimin e SHBA-së, ndaj Iranit
Dritare.net

Gjatë një konferencë për shtyp në Uashington, kreu i NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte, theksoi se aleatët e aleancës po japin “mbështetje masive” për Shtetet e Bashkuara në lidhje me konfliktin me Iranin.
Rutte shtoi se, në fillim, disa aleatë u treguan më të ngadalshëm për të ofruar mbështetjen logjistike dhe të tjera që kërkoheshin nga SHBA-ja. “Në mënyrë të drejtë, ata u befasuan paksa. Për të ruajtur efektin e surprizës për sulmet e para, Presidenti Trump zgjodhi të mos informonte aleatët më parë,” tha ai.
Ai theksoi gjithashtu se sot, gati pa përjashtim, aleatët po bëjnë gjithçka që kërkojnë SHBA-të dhe po u përgjigjen kërkesave të Presidentit Trump.
Rutte lavdëroi gjithashtu Britaninë për udhëheqjen e një koalicioni vendesh për të siguruar kalimin e lirë përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një “dëshmi të ndryshimit të mentalitetit” mes aleatëve.
Ai shtoi se NATO nuk po “fshihet pas problemeve” dhe se aleatët po ecin shpejt për të siguruar buxhetet e nevojshme për forcat e tyre të armatosura./K.C/dritare.net