Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: Jemi afër marrëveshjes së paqes në Ukrainë!

Trump: Jemi afër marrëveshjes së paqes në Ukrainë!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se bisedimet për Marrëveshjen e Paqes në Ukrainë janë afër përfundimit.

“Nuk është e lehtë, por besoj se do ta arrijmë,” tha Trump gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

“Besoj se jemi shumë afër një marrëveshjeje, do të shohim… Mendoj se po bëjmë përparim,” shtoi ai gjatë ceremonisë tradicionale për ditën e Falënderimeve.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është i gatshëm të ecë përpara me një marrëveshje paqeje të mbështetur nga SHBA-ja dhe se është gati të diskutojë pikat e ndjeshme të saj në bisedime me presidentin amerikan, të cilat, sipas tij, duhet të përfshijnë edhe aleatët evropianë.

Në një fjalim për “Aleancën e Gatshëm”, një kopje e të cilit u pa nga Reuters, Zelensky bëri thirrje për udhëheqësit evropianë që të hartojnë një kornizë për krijimin e një “force sigurie” në Ukrainë dhe të vazhdojnë të mbështesin Kievin derisa Moska të tregojë gatishmëri për të ndalur luftën./K.C/dritare.net