Na ndiqni edhe në

Bota

Plani i paqes/ Ukraina: Duam një takim Trump-Zelensky këtë javë!

Plani i paqes/ Ukraina: Duam një takim Trump-Zelensky këtë

Kreu i sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, tha se po punon që presidenti Volodymyr Zelensky të vizitojë SHBA-në sa më shpejt këtë muaj, për të finalizuar një marrëveshje paqeje me presidentin amerikan Donald Trump. Ai deklaroi se SHBA-ja dhe Ukraina kanë arritur një “mirëkuptim të përbashkët” për kushtet kryesore, megjithëse ende duhen bisedime në nivel më të lartë.

Ndërkohë, sekretari i Ushtrisë së SHBA-së, Dan Driscoll, është takuar me përfaqësues rusë në Abu Dhabi. Rusia nuk e ka pranuar versionin e rishikuar të planit të paqes, duke e quajtur “jokonstruktiv”.

Plani fillestar 28-pikësh i SHBA-së u kritikua nga Ukraina dhe disa vende evropiane si tepër prorus. Versionet e rishikuara nga Britania, Franca dhe Gjermania heqin njohjen e territoreve të pushtuara nga Rusia dhe hapin rrugën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Zelensky i ka mirëpritur këto ndryshime.

Tensionet vazhdojnë, teksa Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme të gjera gjatë natës, duke shkaktuar viktima dhe dëme në Kiev dhe në rajonet ruse.

BE-ja nënvizon se çdo marrëveshje duhet të garantojë që Rusia të mos mund të pushtojë sërish dhe nuk duhet të ketë kthim në “normalitet” me Moskën./K.C/dritare.net