
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka ndarë një rrëfim shumë të dhimbshëm nga jeta e saj, duke treguar humbjen e nënës dhe motrës në një aksident tragjik.
Me shumë emocione, ajo kujtoi udhëtimin e 25 korrikut një ditë që duhej të ishte e gëzueshme, por që u kthye në momentin më të vështirë të jetës së saj.
Elijona tregoi se gjatë udhëtimit ndodhej me motrat, ndërsa babai dhe vëllai ishin në Gjermani. Pas aksidentit, ajo arriti të njoftonte babanë, i cili u nis menjëherë drejt Kroacisë, duke shpresuar për lajme të mira.
“Më mungon mami… më mungojnë motrat… më mungon ta shoh shtëpinë vetëm me gëzim, ah sikur vetem edhe nje here ti shikoja ” u shpreh Elijona,
Rrëfimi i saj preku thellë publikun dhe banorët, duke u bërë një nga momentet më emocionale të këtij edicioni.