Qytetarja: Qumështi i marketit më rri si llaç në stomak!
Dritare.net

Termi "qumësht pluhur" është kthyer në gogolin e industrisë ushqimore në Shqipëri. Bisedat me qytetarët zbulojnë një bindje të thellë se qumështi që shitet në kutitë e kartonit në supermarkete është në masë të madhe i rikonstituuar nga pluhuri dhe jo i mjelë nga lopët e fermave shqiptare.
DritareTV pyeti sot qytetarët se cilin qumësht konsumojnë dhe ku e blejnë dhe përgjigjet e amvisave, të moshuarve dhe ekspertëve veterinare tregojnë një hendek të madh mes pritshmërive të konsumatorëve dhe praktikave të tregut, duke nxjerrë në pah shqetësimin për cilësinë dhe sigurinë e këtij produkti themelor.
Një dëshmi vjen nga një tregim mbi një pronar supermarketi, i cili me sinqeritet brutal i kishte thënë një klienti: "Nuk ka qumësht Gjirokastra për të ngopur gjithë Shqipërinë, këto janë gënjeshtra". Ky moment i së vërtetës nga brenda sistemit konfirmon dyshimet e njerëzve: që etiketat gjeografike janë thjesht marketing dhe se kapacitetet prodhuese reale të vendit nuk përputhen me sasinë e mallit në treg.
Një zonjë tha për mikrofonin e DritareTV se qumësht marketi blen vetëm për të bërë ndonjë ëmbëlsirë, ndërsa atë që pijnë e bëjnë kos e blejnë te fshatarët.
"Kam besim te qumështi që më sjell fshatari. Ma sjell të mbyllur, pastaj unë e ziej, e pastroj nga mikrobet. Nuk kam siguri te qumshti i supermarketit. Kur i haja më rrinte në fut, më duket si llaç në stomak.", tha ajo për DritareTV.
Për VoxPop-in e plotë klikoni në linkun më poshtë./K.C/dritare.net
