
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me homologen italiane Giorgia Meloni.
Lajmi është konfirmuar nga Qeveria Italiane përmes një njoftimi zyrtar, ku bëhet me dije se takimi mes dy liderëve do të mbahet në orën 15:00, në selinë e ekzekutivit italian “Palazzo Chigi”.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të agjendës së bisedimeve, por pritet që në qendër të diskutimeve të jenë marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë, bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, si dhe procesi i integrimit evropian dhe zhvillimet në rajon./K.C/dritare.net