SPAK aksion kundër trafikut të drogës, lëshohen 11 masa sigurie
Dritare.net

Me urdhër të SPAK, po zhvillohet një operacion antidrogë në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Me vendim të GJKKO janë lëshuar 11 masa sigurie, përfshirë edhe për Jetmir Pepa, për të cilin nuk dihet ende nëse është arrestuar.
Pepa, i njohur edhe si “Mir Pepa”, është një person me precedentë penalë dhe ishte shpallur në kërkim që prej janarit 2025, pas një incidenti me armë gjatë një koncerti në Parkun Olimpik në Tiranë. Ai dyshohet se qëlloi me armë zjarri pas një konflikti dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti festiv ku performonte Stresi dhe pritej të merrnin pjesë edhe artistë të tjerë si Dafina Zeqiri.
Emri i tij është përmendur gjithashtu edhe në një konflikt tjetër të njohur publikisht, që lidhet me motrat Berisha dhe blogeren Klea Prenga, për shkak të lidhjeve të mëparshme personale.
Operacioni vijon dhe priten detaje të tjera nga autoritetet./L.F-dritare.net