Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Djali i Hashim Thaçit nga protesta për UÇK në Tiranë: Krenarë për mbështetjen që na dhatë

Djali i Hashim Thaçit nga protesta për UÇK në

Në Tiranë po mbahet protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë dhe kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale. Në sheshin “Skënderbe” në Tiranë mijëra qytetarë janë bashkuar për ta përçuar thirrjen për drejtësi.

Në këtë protestë u këndua “Marshi i UÇK-së” nga Arif Vladi dhe “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza. I pranishëm në protestën që po zhvillohet në ‘Sheshin Skënderbej” në Tiranë është edhe Endrit Thaçi për të mbështetur babain e tij Hashim Thaçi.

Në një prononcim për media, ai shprehu falënderime për pjesëmarrësit që i janë bashkuar kësaj proteste si edhe kryeministrit Edi Rama.

‘Ju falenderojë të gjithëve për pjesëmarrjen, dua të falenderojë edhe zotin Rama që ka mbështetur këtë protestë dhe zotin Balla që është angazhuar dhe ka dhënë përkrahjen e tij maksimale’, tha ai./M.K-dritare.net