Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Kryeministri Rama: Zemra mal!

Protesta për ish-krerët e UÇK në Tiranë/ Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po mbahen në sheshin Skënderbej, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebbok, Rama ka publikuar pamjet nga pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Krahas videos, Kryeministri shkruan zemra mal.

"Zemra mal", shkruan Kryeministri Edi Rama.

Në Tiranë ka mbërritur edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi, i cili u pa në krah të deputetëve socialistë. Në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Po ashtu, protestës i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, por edhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së.

Për mbarëvajtjen e protestës është bllokuar për 2 orë qarkullimi tek Bulevardi i Ri, nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00, pasi do të parkohen mjetet e protestuesve.