Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ish-presidenti Alfred Moisiu mbërrin në shesh për protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Ish-presidenti Alfred Moisiu mbërrin në shesh për protestën

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka mbërritur në sheshin “Skënderbej” për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Pranë tij shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në Tiranë ka mbërritur edhe djali i ish-presidentit Thaçi, Endrit Thaçi, i cili u pa në krah të deputetëve socialistë. Në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Po ashtu, protestës i është bashkuar edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, por edhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së. Për mbarëvajtjen e protestës është bllokuar për 2 orë qarkullimi tek Bulevardi i Ri, nga ora 17:00 deri rreth orës 19:00, pasi do të parkohen mjetet e protestuesve./M.K-dritare.net