
Përparim Rama vjen në Tiranë: Krerët e UÇK-s të qëndojnë të fortë
Dritare.net
Kryetari i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama, nga protesta në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, tha se ata duhet që të qëndrojnë të fortë pasi sipas tij do të marrin lirinë shumë shpejt.
'Unë besoj në drejtësi, besoj në liri dhe besoj se ata janë të pastër, besoj në pastërinë e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet që të qëndrojnë të fortë sepse do të lirorohen shumë shpejt’, tha ai.
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati po ashtu mori fjalën në protestën që po mbahet në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, tha se sot protestojnë për drejtësinë. Ai theksoi Gjykata Speciale e Hagës po tenton që të barazojë viktimën me xhelatin, ndërsa shtoi se nga Tirana po i tregojnë botës se nuk janë kriminelë por thjesht luftuan për liri.
“Ne sot protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi, jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK, për të mbrojtur gjakun e atdheut për liri dhe nderin e çlirimtarëve tanë. UÇk nuk ka nevojë me dëshmuar se ka qenë ushtri çlirimtare. Këtë e ka dëshmuar historia, populli dhe varret e Dëshmorëve të Kombit.
Gjykatat e padrejta po përpiqen na barazuar viktimën me xhelatin, duan të njollosin luftën tonë të shenjtë për liri. Nuk do të lejojmë të njollosin emrat e komandantëve tanë. Kjo protestë nuk ka lidhje me politikë. Kjo është protestë për popullin shqiptar. Ne kërkojmë drejtësi dhe baraza para ligjit.
Tirana sot është kryeqenra. Sot nga kjo tokë i themi botës se nuk ishim kriminelë, por bijtë e këtij kombi që dhanë gjithçka për atdhe.”, tha Gucati./M.K-dritare.net

















