Na ndiqni edhe në

Emisionet

Do ketë përshkallëzime? Tritan Shehu zbardh skenarët e protestës para Kryeministrisë

Do ketë përshkallëzime? Tritan Shehu zbardh skenarët e

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha në emisionin Intervista e Ditës në DritareTV se protesta e opozitës që zhvillohet sot në orën 19:00 përpara Kryeministrisë deri në orën 22:00 është një moment i rëndësishëm i përballjes politike në vend.

Ai tha se protesta përfaqëson pakënaqësinë e qytetarëve ndaj situatës në Shqipëri, të cilën e cilësoi si “krizë të thellë dhe shumëdimensionale”, duke përfshirë ekonominë, varfërinë, emigrimin dhe funksionimin e demokracisë.

Shehu u shpreh se opozita po zhvillon një “ballafaqim me një regjim” dhe se synimi është hapja e rrugës për zgjedhje të lira dhe rikthimi i demokracisë.

Sipas tij, protesta do të jetë paqësore, por “e madhe dhe dinamike”, me pjesëmarrje nga mbështetës të Partisë Demokratike nga disa qarqe, përfshirë edhe Gjirokastrën.

Ai shtoi se pas protestës priten hapa të tjerë politikë, të cilët do të bëhen publikë më vonë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë ose të ndjekin protestën si shprehje e vullnetit të tyre./K.C/dritare.net