Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja temperaturat e motit për sot!

800-0-686228513f1ab-2-6a2e5b9922cc5.jpeg

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites.

Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në verilindje reshje shiu në formën e shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore prite të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.