Koncerti i Kanye West në Tiranë shet më shumë bileta se finalja e Conference League
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një postim në rrjetet sociale lidhur me koncertin e Kanye West që pritet të mbahet në Tiranë.
Në postimin e tij, Rama shkruan se është ngritur një stadium enkas për koncertin, të cilin e cilëson si më të madhin që vendi ka parë ndonjëherë.
Ai shton se, sipas tij, për këtë aktivitet janë blerë nga shtetas të huaj më shumë bileta sesa për finalen e Conference League të zhvilluar në Tiranë. Gjithashtu, Rama shprehet se të shtunën, më 11 korrik, Tirana do të kthehet në "kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor".
"Me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë@, shkruan kryeministri Edi Rama./L.F-dritare.net