Na ndiqni edhe në

Moti

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim dhe përqendrohen përgjatë maleve në zonën lindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me mot kryesisht të kthjellët.

Priten reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët hera-herës në formën e shtrëngatave që në orët e para të 24-orëshit në jug e në qendër deri në mëngjes.

Përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore do të ketë ngrica. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./L.F-dritare.net