
Shqipëria pritet të ketë një fundjavë tipike dimrime mot të paqëndrueshëm dhe temperatura të ulëta.
E shtuna do të nisë me vranësira dhe reshje shiu në pjesën perëndimore të vendit, ndërsa në zonat malore të veriut dhe juglindjes priten reshje bore dhe temperatura më të ftohta.
Të dielën, moti do të përmirësohet gradualisht, me më shumë kthjellime në qendër dhe jug, ndërsa në veri mund të vazhdojnë reshjet e dobëta të borës.
Temperaturat do të variojnë nga 6–12°C në ultësirë, ndërsa në zonat malore pritet të zbresin nën zero gjatë natës./K.C/dritare.net