Na ndiqni edhe në

Moti

Si do të jetë moti fundjavën e fundit të vitit!

Si do të jetë moti fundjavën e fundit të vitit!


Këtë fundjavë në Shqipëri pritet një situatë tipike dimërore, me mot të paqëndrueshëm dhe temperatura sezonale, karakteristike për funddhjetorin.

Sipas tendencave klimatike të kësaj periudhe, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të freskëta, duke sjellë vranësira të shpeshta dhe intervale me reshje shiu, të cilat në zonat malore pritet të shndërrohen në dëborë.

Në ultësirën perëndimore temperaturat zakonisht luhaten në vlera të buta gjatë ditës, ndërsa në mëngjes dhe mbrëmje do të ndihet më shumë i ftohti, sidomos në zonat e brendshme dhe verilindore. Era pritet të fryjë herë pas here mesatare, kryesisht nga kuadrati verior, duke shtuar ndjesinë e të ftohtit, veçanërisht përgjatë bregdetit./K.C/dritare.net