9 maji Dita e Europës, Rama: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane!
E Shtunë 9 Maj 2026, 10:10
Dritare.net

Dita e 9 Majit i atribuohet formimit të Bashkimit Evropian nga 6 shtetet e para themeluese, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Luksemburgu dhe Franca. Formimi i BE ishte vizioni i ministrit të Jashtëm francez të kohës Robert Schuman.
Sot Shqipëria është vend kandidat për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, thënë kjo sot edhe nga kryeministri Edi Rama.
“MIRËMËNGJES dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij./dritare.net