Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama për Berishën: Burrat shqiptarë janë humbës të këqij, nuk pranojnë rezultatin

Rama për Berishën: Burrat shqiptarë janë humbës të

Nga Elbasani, ku zhvilloi një takim me të rinj të apasionuar pas teknologjisë, kryeministri Edi Rama ka vijuar me një mesazh politik të drejtpërdrejtë, duke ‘thumbuar’ njëkohësisht edhe opozitën dhe protestën e thirrur nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te mënyra se si, sipas tij, perceptohet humbja në politikën dhe shoqërinë shqiptare, duke e lidhur këtë edhe me sjelljen e kundërshtarëve politikë.

“Ndodh shpesh për shkak se përgjithësisht ne dhe sidomos burrat shqiptarë, të jemi humbës shumë të këqij. Humbësi i keq është ai që nuk arrin dot ta pranojë se ka merituar të humbë një ndeshje, një garë, një sfidë dhe insiston në faktin se i thotë imagjinata se i kanë bërë një hile, se dikush tjetër pa meritë i ka marrë atë që u takonte, se këtu nuk u jepet asnjëherë merita atij që i takon, se këtu dikush dha para dhe se dikush tjetër dha fjalën për një krushqi, etj, çka është edhe rruga për të vazhduar të jesh humbës. Ndërkohë që humbësit e mirë janë ata që i kthehen vetes dhe nuk rrinë të gjejnë arsye pas arsyesh duke fantazuar, ose nuk justifikohen me faktin që vërtetë në një rast mund të ketë ndodhur që të kenë humbur padrejtësisht, por motivojnë njëri-tjetrin si skuadër për të bërë gjënë e duhur dhe për të fituar ndeshjen e ardhshme. Kjo botë është e ëndërrimtarëve që guxojnë”, tha Rama./K.C/dritare.net