Bardhi përplaset me policinë: Pse e provokoni protestën, është paqësore?
E Premte 8 Maj 2026, 20:08
Dritare.net

Tensione janë regjistruar gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me efektivët e Policisë së Shtetit.
Gjatë përplasjes verbale me uniformat blu, Bardhi akuzoi policinë se po pengon dhe provokon protestuesit, ndonëse sipas tij tubimi ka qenë paqësor. Deputeti demokrat kërkoi shpjegime për mënyrën e ndërhyrjes së forcave të rendit dhe urdhrat që po zbatohen në terren.
“Në cilin vend të botës pengohet protesta? Nga kush i merrni urdhrat ju? A ishte protesta paqësore? Pse e provokoni protestën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?”, u shpreh deputeti Gazment Bardhi./K.C/dritare.net