Aksidentohet për vdekje një 7 vjeçar në Elbasan
Dritare.net

Një 7-vjeçar u përplas për vdekje mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Autori është regjisori Petri Bozo. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Librazhd, rreth orës 08:00, kur i mituri ka qenë duke shkuar në shkollë i shoqëruar nga e ëma.
Dinamika e aksidentit është ende e paqartë. Për aksidentin, policia ka shoqëruar në komisariat regjisorin, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin P. B., 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njoftoi sot policia.
I mituri ishte nxënës në shkollën 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, e cila ndodhet në buzë të aksit nacional Elbasan-Librazhd./L.F-dritare.net