Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Balla i kthehet Berishës: E shoh që do të vish në festën e PS-së, por nuk je i ftuar

Balla i kthehet Berishës: E shoh që do të vish në

Polemikat për aktivitetin e planifikuar të Partisë Socialiste në Vlorë u zhvendosën në Kuvend, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, kërkoi anulimin e tij, duke pretenduar se bëhet fjalë për një “anti-miting” të organizuar për të zbehur protestën e opozitës. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, hodhi poshtë akuzat, duke sqaruar se aktiviteti lidhet me festimet e 35-vjetorit të Partisë Socialiste.

Berisha: Garantoj shërbëtorët e qeverisë, se asnjë forcë në botë nuk mposht dot këtë opozitë. Opozita e opozitës është shërbëtorja më e shpifur e Qeverisë, është lojë e ndyrë e Edi Ramës. Të harroni se do pajtohemi me aktet e Edi Ramës, me epitete të tipit të Spiro Kolekës, të Enver Hoxhës, të xhelatit Rama që përdor topat me ujë ndaj protestuesve, që gjuajtën foshnjen në karrocë. Nuk ka asgjë që mund të devijojë këtë forcë politike.

Balla: Shoh që insistoni me padurim që të merrni pjesë në festat e 35 vjetorit të PS-së. Ne kemi një kalendar të parashikuar të festave tona. Sigurisht që nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjet e PS-së, as në Vlorë, as në Tiranë. Ne iu kemi mundur 15 herë nga 20 beteja elektorale. Me Ramën kryetar të PS-së, iu kemi mundur 8 herë rresht. Do iu mundim prapë pas 1 viti në zgjedhjet vendore, do iu mundim edhe në 2029. Diversionin tënd se kemi anti-miting nesër, është festë ditëlindje. Vlora është kryeqytet i PS-së. merreni me qetësi, siç iu kemi mundur, do t’ju mundim përsëri. Bëni mirë të vini mend se nuk iu kupton askush. Zotëria del dhe thotë mbështesim investimin dhe kjo nënkupton kulturë shtetërore. Ai investim do realizohet se Shqipëria nuk e ka luksin e keq të humbë këtë investim.


Berisha: Dekoratat u shpërndanë pardje, u dekorua Mezan Malaj. Nesër është anti-miting dhe mos guxoni ta organizoni. Ku është ai Erjoni që mori pallaskën e Ramës dhe hiqet si disident? Nuk paska ardhur sot fare. Hiqni dorë nga keqpërdorimi i opozitës së opozitës që është shërbëtore mjerane e qeverisë./K.C/dritare.net