Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Banorët e pallatit të përfshirë nga flakët tregojnë momentet e tmerrit

Banorët e pallatit të përfshirë nga flakët
Gazetarja e DritareTV, Eda Preka, ka shkuar në pallatin ku ra zjarri mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërsa banorët kanë rrëfyer momentet e frikshme kur nisën flakët dhe u detyruan të largoheshin me urgjencë nga banesat e tyre. Një nga banoret tha se në momentin kur pa zjarrin, zbriti menjëherë nga pallati, pa arritur të kuptojë saktësisht se çfarë kishte ndodhur.

“Jam te hyrja këtu, shkalla katër, nuk jam prekur. Kam parë vetëm zjarrin dhe kam zbritur menjëherë. Është folur që mund të jetë djegur pjesa e kartonave mbrapa bizneseve, por nuk e di saktësisht. Ne dolëm me vrap, nuk e kuptonim çfarë po ndodhte”, u shpreh ai.

Banori shtoi se nuk kishte parë më herët raste të ngjashme dhe theksoi se bizneset në zonë kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me banorët.

“Nuk kemi parë asnjëherë djegie mbeturinash. Të gjitha bizneset janë korrekte dhe marrëdhëniet me banorët janë shumë të mira. Shërbimet zjarrfikëse erdhën shumë shpejt dhe forcat u treguan të organizuara”, tha ajo.

Ndërkohë, një tjetër banor tregoi se shkak mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike.

“Shyqyr që nuk pati dëme në njerëz, sepse rreziku ishte i madh. Mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike, nuk dihet. Zjarri ra nga pjesa e pasme dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt”, u shpreh ai.

Sipas banorëve, zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe ndërhynë për evakuimin e banorëve, ndërsa disa persona u nxorën nga pallati përmes shkallëve të sigurisë./K.C/dritare.net