Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Hiqni taksat e naftës për fermerët, ministri Salla: 100 milion euro mbështetje për bujqësinë

Berisha: Hiqni taksat e naftës për fermerët, ministri Salla: 100

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar në Kuvend rikthimin e naftës pa taksa për fermerët, duke akuzuar qeverinë për mungesë mbështetjeje ndaj sektorit bujqësor.

Berisha deklaroi se qeveria po dëmton fermerët dhe se, sipas tij, në vendet e Bashkimit Europian Bashkimi Europian vijojnë subvencionet për karburantin në bujqësi. Ai tha se nafta duhet të subvencionohet jo vetëm për fermerët, por edhe për transportin publik.

“Duhet të rikthehet subvencionimi i naftës dhe të hiqen taksat për fermerët,” u shpreh Berisha.

Në përgjigje, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se qeveria ka rritur mbështetjen financiare për sektorin bujqësor dhe se është hartuar një skemë e re subvencionesh në përputhje me standardet e BE-së.

Sipas tij, vetëm nga buxheti i shtetit janë akorduar 52 milionë euro për fermerët, ndërsa së bashku me skemat e tjera mbështetëse, ndihma totale për sektorin bujqësor këtë vit tejkalon 100 milionë euro.

“Qeveria shqiptare ka një skemë të re mbështetjeje për fermerët, me pagesa direkte dhe kompensime për prodhuesit bujqësorë,” tha Salla, duke theksuar se skema synon të forcojë më tej sektorin bujqësor.

Debati në Kuvend u shoqërua me përplasje politike mes opozitës dhe mazhorancës mbi mënyrën e mbështetjes së fermerëve dhe politikat fiskale për bujqësinë./L.F-dritare.net