
Doçi: Ju tregoj pikat e errëta pas privatizimit të ish-klubit Partizani!
Dritare.net
Në emisionin “Java në Dritare” nga Lorena Fjolla, në Dritare TV, ishte i ftuar gazetari investigativ Adriatik Doçi për të folur lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani, tashmë të kthyer në një kompleks gjigand pallatesh, dhe rikthimin e kësaj çështje në vëmendjen e SPAK.
Në studion e Dritare TV diskutua për prapaskenat e kësaj çështje dhe emrat e rëndësishëm të politkës të përfshirë në të.
"Kjo procedurë për nisjen e privatizimit është në fakt një operacion korruptiv me disa pika të errëta. Së pari, pronarët pretendentë, një ndër ata Malltezi, ka dyshime të forta nga disa dokumenta se mund të jenë shpërblyer nga Italia fashiste nga viti 1939 deri në vitin 1943. Së dyti është vendosur i gjithë shteti shqiptar në rresht nga Sali Berisha për të tjetërsuar pronën në favor të familjarëve të tij që janë Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha. Së treti, Jamarbër Malltezi ka hyrë garant me trashëgimtarët e tjerë të kësaj prone duke lidhur një kontratë suksesi dhe duke u marrë në këmbim të kthimit të pronave 35% të sipërfaqes së tokës. Kush është baza e suksesit të tij? Vjehrri i tij që është kryeministër. Kjo është një tjetër pikë e errët dhe konflikt interesi miksuar me korrupsion dhe interesa të tjera financiare. Një vit na ka marrë vetëm mbledhja e dokumentave, për të parë nesh firmat dhe vulat ishin reale.
Pika tjetër e errët është sepse është përfitues drejtpërdrejt dhëndri i Sali Berishës, duke u marrë 35% të pronës. Një pikë tjetër është fakti se ish-pronarëve duhet t’u kthehej 22 mijë metra katrorë tokë dhe ndërkohë kanë marrë 26 mijë metra katrorë. Kanë marrë 4 mijë metra tokë publike shtetërore dhe nuk ka deri më sot një argument, një dokument se si u ka kaluar kjo pronë publike pronarëve të pretenduar. Një tjetër pikë është vlerësimi dhe zhvlerësimi i godinës së klubit Partizani. Sepse ka patur një vlerësim, por meqë vlera ishte teper e lartë, gati 100 milionë lekë, është bërë një vlerësim tjetër nga ministria e Ekonomisë, nga Genc Ruli dhe Ridvan Bode, për të përfaqësuar pronarët, përfaqësuesi i të cilësve ishte dhëndri i Sali Berishës. Pika tjetër e fundit ku po heton edhe SPAK aktualisht, është mënyra dhe burimi i investimit për të ngritur në këtë pronë 12 pallate. Pra në këtë pronë që ishte e shtetit, që u kaloi me procedura të dyshimta, janë ngritur 19 pallate. Me çfarë parash?
Kjo është vepra penale që është shenuar në procedimin penal të SPAK, bazuar në një kallëzim që ka referuar Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2020. Arsyeja se pse është shkruajtur vetëm kjo vepër penale katë bëjë sepse veprat e tjera penale, si shpërdorim detyre e korrupsion janë tejkaluar për shkak të kalimit të një kohe tejet të gjatë nga konsumimi i dyshuar i veprës penale”, u shpreh zoti Doçi në Dritare TV./M.K/dritare.net

















