Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama takohet me Melonin: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

Rama takohet me Melonin: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare në Romë nga homologia e tij italiane Giorgia Meloni në Palazzo Chigi. Vizita e tij në Itali është një vizitë pune që zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Kryeministri Rama ka bërë një postim në facebook, ku tregon takimin me Melonin, ndersa shkruan: "Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë"

Pas takimit me Melonin, Rama pritet të zhvillojë një takim edhe me ministrin e Mbrojtjes së Italisë Guido Crosetto. Marrëdhëniet mes dy liderëve dhe dy qeverive janë përshkruar si të afërta dhe bashkëpunuese, me fokus në projekte të përbashkëta në fusha si mbrojtja, siguria, infrastruktura dhe shëndetësia. Në nëntor të vitit të kaluar, Shqipëria dhe Italia nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi, të cilat u cilësuan si një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe.

Pas vizitës në Itali, kryeministri shqiptar pritet të udhëtojë drejt Spanjës, ku me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, do të marrë pjesë në punimet e Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë” që zhvillohet në Barcelona./K.C/dritare.net